Telegrafi

Larsson paralajmëron largimin nga përfaqësuesja

Pas humbjes nga Danimarka, Suedia e ka të vështirë të sigurojë ‘play-off’-in (kjo mund të ndodhë vetëm nëse Portugalia nuk fiton ndaj Maltës, ndërsa Suedia mposht Shqipërinë), mirëpo 38-vjeçari ka deklaruar se edhe nëse Suedia siguron kualifikimin, ai nuk do të tërhiqet nga vendimi i tij.

“Tashmë ka marrë fund. Mendoj se nuk do të ketë Kampionat Botëror për mua edhe nëse kualifikohemi. Jam 38-vjeç dhe nuk do të kem motivacion të luaj për Suedinë pas ndeshjes kundër Shqipërisë. Është koha t’ua lë vendin sulmuesve të rinj”, ka thënë Larsson në një konferencë për shtyp.

Larsson ka shënuar 37 gola në 106 paraqitje për Suedinë, ndërsa pritet që pas përfundimit të sezonit me klubin e tij Helsingborg, ai do t’i japë fund edhe karrierës së përgjithshme si futbollist.