Telegrafi

Larry King pësoi sulm në zemër

Moderatori i njohur i televizioneve amerikane, Larry King (85) pësoi një sulm në zemër, raporton TMZ.

Ai kishte një problem me frymëmarrjen muajt e fundit, sipas një burimi të paidentifikuar të kësaj faqeje, kështu që udhëheqësi i famshëm vendosi të kontrollohej në një spital lokal të New Yorkut.

Ylli televiziv i ishte konfirmuar se kishte pësuar një sulm në zemër në shtëpinë e tij, ndërsa po përgatitej të shkonte në spital për t’u ekzaminuar.

Ai u nxitua në spital, ku mjekët kryen angioplastikë dhe vendosen disa stenta.

Ky është sulmi i dytë në zemër gjersa për herë të parë e kishte përjetuar në vitin 1987.

Ndryshe, King konsiderohet si një ndër moderatoret më të mirë amerikan teksa ka intervistuar pothuajse të gjitha yjet botërore të filmit dhe muzikës. /Telegrafi/