Një larje hesapesh mes tre personash në Francë, ka përfunduar me vrasjen e njërit dhe plagosjen e një tjetri.
Protagonist i krimit pretendohet të jetë një shqiptar i cili po dyshohet se kreu vrasjen dhe plagosjen e rëndë mbrëmjen e së martës në lagjen La Roche-sur-Yon.
Sipas mediave franceze vrasësi dhe viktima kishin qenë në konflikt prej një viti pas mosmarrëveshjeve rreth “pazarit” të një veture.
Krimi ndodhi kur palët e përfshira në konflikt u takuan rastësisht në rrugë, përcjell Telegrafi.
Autori, që sipas mediave franceze është një shqiptar, goditi me thikë njërin person duke e lënë në vend, ndërsa personit tjetër i shkaktoi lëndime të rënda në fyt dhe në bark.
Autori i dyshuar i vrasjes u arrestua pak më vonë në qendër të qytetit ndërsa sot (e mërkurë) ai ka dalur para gjykatës.
Identiteti i viktimave ende nuk është bërë i ditur për opinionin publik.
Zona njihet për përplasje të zakonshme mes Algjerianëve dhe Armenëve./Telegrafi/