Mëndafshi është një material shumë delikat, kështu që veshjet e këtij materiali duhet të trajtohen me kujdes
Disenjatorët e modës dhe adhuruesit e mëndafshit, Michelle Smith dhe Lia Kes, kanë dhënë këshillat e tyre si t’i lani pjesët e veshjeve në shtëpi:
1. Klasifiko rrobat
Kur lani një rrobë mëndafshi për herë të parë, mund të lëshojë ngjyrë, prandaj është e rëndësishme të lani rrobat veçmas dhe është më mirë t’i lani rrobat e mëndafshit me dorë, thotë Kes, shkruan Yahoo, pëcjell Telegrafi.
2. Lani në ujë të ftohtë
Ngjyrat do të zbehen pas larjes, pavarësisht nga materiali. Kjo gjë nuk mund të shmanget. Sidoqoftë, për ta ngadalësuar këtë proces, gjithmonë lani sendet e mëndafshta në ujë të ftohtë, thekson Smith.
3. Shmangni detergjentet e ashpra
Mëndafshi është pëlhurë delikate dhe duhet të trajtohet në atë mënyrë. Kjo do të thotë që detergjentet e destinuara për pambuk ose fibra sintetike thjesht do të dështojnë. Për të rritur jetëgjatësinë e rrobave tuaja të mëndafshta, rekomandohet që t’i lani ato me dorë në ujë të ftohtë me pak detergjent të butë organik dhe zbutës pëlhure.
4. Hiqni njollat butësisht
Nëse bluza juaj ka një njollë të dukshme, thjesht spërkatni mbi të preparatin kundër njollave dhe fërkojeni butësisht me një sfungjer derisa të hiqet njolla.
5. Mos e përdorni kurrë tharësen
Vendosja e mëndafshit në tharëse pa dyshim do ta ndryshojë formën, madhësinë dhe strukturën e rrobave, shtojnë Smith dhe Kes. /Telegrafi/