Para disa vitesh, kur po ëndërronte famën, Larissa iu nënshtrua disa operacioneve estetike. Ndërsa këto ditë, kirurgu i saj i ka publikuar në faqen e tij fotografitë e saj, ku qartë shihet se një pjesë e bukurisë së saj është meritë e mjekut.
“Nuk më pengon që kirurgu im i ka publikuar ato fotografi në të cilat shihet se si jam dukur më herët. Nuk dukem keq, vetëm jam meremetuar pak. Ndërgjegjja ime është e pastër dhe nuk e kam ndërmend të zihem me të”, ka thënë Larissa, duke shtuar se nuk planifikon të bëjë ndonjë ndërhyrje tjetër (pas ndërhyrjes në hundë, rritjes së gjinjve dhe liposukcionit). /Telegrafi/