Në Southampton hajnat deri tri herë në javë hyn dhe prishin kopshtet. Në një sulm të vetëm janë shkatërruar 15 kopshte dhe barakat në to.
Për të mbrojtur kopshtet e veta nga shkatërrimi, pronarët kanë tentuar që t’i vendosin tela gjemborë, mirëpo ideja e tyre është refuzuar nga frika se hajnat e lënduar do të mund të kërkonin dëmshpërblim gjyqësor për shkak të lëndimeve të marra.
Pronarët e kopshteve i ka çmendur një vendim i tillë.
Gruaja 67-vjeçare Meryn Hobden ka thënë për gazetën britanike “Mirror”: “Shumë lehtë është të kalohet muri. Kemi kërkuar që në krye të murit të vendoset katër tela gjemborë, por këshilli i qytetit e ka refuzuar këtë mundësi duke thënë se këtë gjë e bën për hir të delinkuentëve. Derisa ne vazhdimisht duhet të paguajmë rregullimin e kopshteve tona. Disa njerëz tanimë janë larguar nga këtu shkaku i këtij vendimi”.