Site icon Telegrafi

Largoni parregullsitë e fytyrës dhe gropat e syve duke përdorur syzet Harry Potter

Shtrohet pyetja, përse një qasje këtillë?

Në fakt, duke aplikuar korrektorin në këtë mënyrë të përdredhur, ju krijoni një bazë të përsosur për hijen dhe merrni një dukje më të hapur rreth syve.

Mbase jeni mësuar të vini korrektor në disa pikla të vogla nën sy apo me lyerjen e shpejtë, mirëpo ka rezultuar që ajo në fakt ishte sasia e pamjaftueshme e produktit të aplikuar që në tërësi të fshehë armiqtë tanë – rrathët e zinj, transmeton Telegrafi.

Truku i aplikimit të korrigjuesit u bë viral në platformën TikTok, kështu që për shembull video e përdorueses Serena Lakkiss pati pothuajse një milion shikime, ku ajo konfirmoi se kjo metodë e aplikimit të fondatinës është perfekte për mbulimin e rrathëve të errët dhe ngjyrës së pabarabartë. Ajo gjithashtu pohon se me sa duket ishte duke e keqpërdorur korrektorin e saj gjatë gjithë kohës, sepse grimi i saj duket shumë më mirë tani – edhe pse gjithmonë është përpjekur të aplikojë produktet e saj bazë sa më profesionalisht të jetë e mundur.

 #makeuphacks #fyp #beautyhacks #viralmakeup ♬ Monkeys Spinning Monkeys – Kevin MacLeod & Kevin The Monkey

Pas videos së saj, filluan ta ndiqnin edhe të tjerë, për t’u bindur për besueshmërinë e këtij truku. Në videon tjetër, përdoruesja e këtij rrjeti social përsëriti procedurën e aplikimit të korrigjuesit në formën e syzeve të vizatuara dhe u kënaq plotësisht.

 #glassesconcealer #concealerhacks ♬ Monkeys Spinning Monkeys – Kevin MacLeod & Kevin The Monkey

Truket e grimit në TikTok shpesh duken si shpikja e mënyrave absurde për të aplikuar produkte bukurie – të komplikuara të panevojshme, por kur bëhet fjalë për këtë mënyrë të aplikimit të korrektorit, duket se kemi marrë një truk të shkëlqyeshëm! /Telegrafi/

Exit mobile version