Site icon Telegrafi

Largoni grimin para se të flini

Me prodhimet e kozmetikës i mbyllni poret dhe nuk i lejoni lëkurës të marrë ajër. Bëni të kundërtën, pastrojeni fytyrën dhe lyeni me krem të natës. Kështu, fytyra dhe lëkura do të pushojnë dhe do të rigjenerohen, duke ju dhënë pamje të freskët në mëngjes në vend të rretheve të zeza poshtë syve.

Nëse jeni në një lidhje të re dhe nuk dëshironi partneri t’ju shohë pa grim, menjëherë ju japim dy arsye përse nuk duhet ta bëni atë. E para, burrat i duan gratë me të gjitha mangësitë e tyre, por a doni që t’ju shohë me grim të papastruar mëngjesin tjetër?!

Megjithatë, ekzistojnë disa truqe që do t’ju ndihmojnë të dukeni perfekt në mëngjes, pa grim.
– Largoni grimin, pastroni fytyrën me xhel për pastrim të fytyrës ose me qumësht për fytyrë, freskoni me tonik ose me serum dhe lyeni fytyrën me krem nate para se të flini. Në mëngjes do të keni fytyrë të freskët, pa ënjtje.
– Shmangni fjetjen në stomak. Kështu do ta parandaloni dukurinë e rrudhave të mëngjesit në fytyrë.
– Shmangni lëngjet para fjetjes. Pikërisht ata janë fajtorët për yndyrshmërinë e fytyrës.
– Përdorni krem për fytyrë me efekt të dobët. Nuanca më e errët i jep pamje të shëndetshme lëkurës.

Herën tjetër kur do të ndjeheni përtacë për largim të grimit të mbrëmjes, kujtohuni në përfitimet nga pastrimi i fytyrës. Shpejt zëvendësoni me kozmetikë të duhur dhe jeni gati për gjumë! /Telegrafi/

Exit mobile version