Telegrafi

Largoni dhimbjen duke medituar

Shkencëtarët amerikanë nga Qendra mjekësore “Wake Forest” kanë angazhuar studentë, të cilëve në pjesë e pasme të këmbëve iu janë vënë pllaka të nxehta me shkallë të dhimbjes prej 120 gradësh.

Intensiteti i dhimbjes te pjesëmarrësit në studim është përcjellë me anë të skanimit të trurit. Rezultatet kanë treguar se meditimi kishte ulur deri në 40 për qind ndjeshmërinë e dhimbjes, në raport me 25 për qind të eliminimit të ndjeshmërisë së dhimbjes që arrihet me anë të morfinës.

Shkencëtarët pohojnë se meditimi kishte zvogëluar aktivitetin e regjionit të trurit përgjegjës për procedimin e dhimbjes. /Telegrafi/