Barojat shfaqen aty ku nuk i duam fare në kopshtin tonë. Megjithatë, mund t’i largoni atë me mjete natyrale.
Është dëshpëruese të shohësh orë të tëra punë të palodhur në kopshtin e rrënuar nga barërat e këqija që duket se dalin nga aty ku nuk i pret.
Në treg ka shumë produkte komerciale që do t’i zhdukin shpejt, por shumica e tyre përmbajnë kimikate të dëmshme, andaj mund t’ju ndihmojë uthulla alkoolike.
Jo vetëm që është një alternativë pa kimikate, por nuk do të shpenzoni para blerjen e produkteve të shtrenjta.
Thartira në uthull alkoolike zhduk barojat dhe pothuajse çdo gjë me të cilën bie në kontakt, dhe e bën atë një zgjidhje të shkëlqyer për pastrim të tarracës apo oborrit tuaj.
Ekspertët rekomandojnë vendosjen e uthullës në një shishe me spërkatëse dhe spërkatini me të gjethet dhe kërcejtë e barojave. Thartira e uthullës nxjerr ujin nga barojat dhe shkakton tharjen dhe kalbjen e tyre. /Telegrafi/