Telegrafi

Largon zinxhirët teksa rrotullohet në makinën për larjen e rrobave (Video)

Ricka Maisel nga Nevada e Shteteve të Bashkuara, ka hyrë në makinën për larjen e rrobave, derisa i kishte gjymtyrët e lidhura me parë zinxhirë dhe ia ka dalë t’i largoi ato.

Pas minutës së dytë, në videon e postuar më poshtë, mund të shihni atë teksa mbyllet në pajisjen elektrike e cila nisë të rrotullohet, transmeton Telegrafi.

“Kjo nuk është mashtrim, por 100 për qind e vërtetë dhe e rrezikshme. Pas shumë viteve përpjekje, më në fund është bërë me sukses”, thuhet në përshkrimin e ngjarjes.

Megjithëse disa kanë dyshuar, shikues të tjerë e kanë besuar, por duke e konsideruar si bizare dhe të panevojshme, për shkak të problemeve të mundshme.

Sidoqoftë, në asnjë moment nuk rekomandohet të provohet në shtëpi, sepse ky rast është realizuar nën kujdesin e profesionistëve. /Telegrafi/