Telegrafi

Lakoi shufrat me forcë, krokodili për pak arriti të kalonte përmes gardhit metalik në Florida

Një punonjës në një fushë golfi në Florida kapi në video një krokodil që po përpiqej të kalojë me forcë përmes një gardhi metalik, kur i lakoi telat e gardhit gjatë procesit.

Eric Dagg, një punonjës në klubin “Coral Creek” në Placida tha se ai dhe vëllai i tij vunë re krokodilin e madh duke u përpjekur që të futej midis telave të gardhit metalik, transmeton Telegrafi.

Videoja e Dagg tregon krokodilin i cili me sukses lakoi shufrat dhe po shtynte trupin brenda asaj ngushtice.

Dagg tha se krokodili mbeti i bllokuar dhe kishte nevojë për ndihmë, dhe më pas vëllai i tij e ndihmoi atë të kalonte përmes gardhit. /Telegrafi/