Telegrafi

“Largohu, nuk dua të shoh fytyrën tënde” – historia e përplasjes mes Abramovichit dhe David Luizit

Pronari i Chelseat, Roman Abramovich as nuk donte ta shikonte David Luiz para finales së Ligës së Kampionëve në vitin 2012 – duke i kërkuar mbrojtësit ta linte vetëm me nervat e tij.

Mbrojtësi në atë kohë ishte vetëm 25-vjeçar dhe vazhdoi të shënojë golin e parë te The Blues në nga penalltia, pas huqjes që kishte bërë Juan Mata, duke i vënë ata në rrugën për triumfin e tyre të parë të madh evropian.

Para asaj ndërhyrjeje jetike, nuk kishte asnjë garanci që ish-mbrojtësi i Benficas do të ishte në gjendje të luante pas një dëmtimi të kyçit të këmbës që e mbajti atë jashtë për më shumë se një muaj.

Pavarësisht se përfundoi një ikonë të klubit falë përpjekjeve të tij të dukshme gjatë 120 minutave dhe gjuajtjes së penalltive, Abramovich ishte shumë nervoz për të shkëmbyer kënaqësi para fillimit.

34-vjeçari tha për Daily Mail: “Ndoshta nuk duhet të kisha luajtur, por disa njerëz të veçantë më inkurajuan të bëja atë hap, të luaja edhe pse nuk isha i aftë”.

“Ata më thanë të mos kisha frikë. Kishte një presion të madh para kësaj”.

Në mungesë të kapitenit të pezulluar John Terry, Luiz u rreshtua në pjesën e pasme së bashku me Gary Cahill me Jose Bosingëa dhe Ashley Cole që ishin po ashtu në mbrojtje.

Para takimit, një bisedë me Abramovich nuk ishte aq miqësore sa mund të kishte pritur Luiz.

Luiz vazhdoi: “Roman Abramovich më foli ditën e lojës dhe më pyeti: ‘Si e ke këmbën?’ Unë i thashë, ‘Nuk ka rëndësi, unë luaj me kokën dhe zemrën time’”.

“Ai tha: “Largohu, nuk dua të shoh fytyrën tënde, jam shumë nervoz! “Unë i thashë: ‘Mos u shqetëso, ne do të fitojmë’”.

Pas kësaj fitoreje historike, Luiz reflektoi mbi atë që mund të kishte qenë fatale për të shkaku i lëndimit, mirëpo edhe që i dëshmoi Abramovichit se çfarë mund të arrihet nëse luan me zemër dhe përkushtohesh për skuadrën. /Telegrafi/