Site icon Telegrafi

Largohet zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, lajmin e bën të ditur presidenti Trump

Sekretarja e shtypit e Shtëpisë së Bardhë, Sarah Sanders do të largohet nga pozicioni i saj i deritanishëm, ka bërë të ditur presidenti Donald Trump, përcjell Telegrafi.

Ai ka thënë se zëdhënësja e tij do të kthehet në shtetin e saj në Arkansas në fund të qershorit, duke e lavdëruar atë si një “luftëtare”.

Zonja Sanders, e cila është ndihmësi më i fundit i Shtëpisë së Bardhë që do të largohet, tha se roli i saj ishte “nderi i jetës”.

Ajo filloi si zëvendës sekretare e shtypit përpara se të zëvendësonte Sean Spicer në postin më të lartë në korrik 2017.

Zonja Sanders, 36 vjeçe, ishte një zëdhënëse besnike, Madje ajo kishte thënë se “Perëndia donte që Donald Trump të bëhej president”.

Megjithatë, Presidenti amerikan, së paku deri më tani, nuk ka emëruar një zëvendësues të saj. /Telegrafi/

Exit mobile version