Telegrafi

Largohet shpresa e Kosovës për medalje olimpike

I dëshpëruar me kushtet në Kosovë, boksieri më i mirë në Kosovë, Armend Xhoxhaj ka vendosur të largohet drejt Gjermanisë.

Xhoxhaj është përshëndetur nga boksi amator për të vazhduar karrierën si profesionist. Me këtë Kosova ka humbur shpresën më të madhe në boks.

Ai do të vazhdojë karrierën si profesionist në Gjermani, ku ka arritur marrëveshje me menaxherin Astrit Ademaj, shkruan kohaditore.

Më 2015 ishte një fitore larg medaljes në Lojërat Evropiane.