Ian Bates ka mbetur me disa lëndime dhe gërvishtje, pasi Natasha Howes e goditi derisa po voziste në një rrugë në Hampshire të Anglisë.
Megjithëse u largua me shpejtësi, 40-vjeçarja është identifikuar dhe u dërgua para drejtësisë, transmeton Telegrafi.
Për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme, asaj iu ndalua ngasja e veturës për gjashtë muaj, ndërsa detyrohet të paguajë rreth 400 euro gjobë.
Pamjet e momentit dramatik që mund t’i shihni më poshtë, janë kapur nga kamera që çiklisti e kishte në helmetë. /Telegrafi/
https://youtu.be/-nKxZgWKgFQ