Megjithëse makina që shihet në reklamë, nuk lëvizte me më shumë se 40 kilometra në orë
Autoriteti që merret me standardin e reklamave në Britani të Madhe, e ka ndaluar reklamën e Ford Mustang 2018, transmeton Telegrafi.
Me arsyetimin se e “përshkruan vozitjen si mënyrë për lirimin e zemërimit” është kërkuar që kjo reklamë të largohet prej kanalit që Ford e ka në YouTube dhe është ndaluar të shfaqet nëpër kinema.
Në të shihet disa punonjës të stresuar në zyrë si dhe njerëz tjerë në situata të rënduara, deri në shfaqjen e Mustangut që del me shpejtësi prej parkingut.
Megjithëse nuk duket se ka diçka të ekzagjeruar, 12 veta janë ankuar se nuk po ndjehen mirë kur po e shohin.
Reklama është ende në internet dhe mund të vlerësoni nëse ky Ford Mustang po e inkurajon ngasjen e shpejtë apo është reklamë e zakonshme. /Telegrafi/
https://youtu.be/2X5j8mCi-Kw