Vitin e ri shkollor nxënësit e shkollave të mesme do ta fillojnë pa programin Cambridge. Qeveria vendosi që mësimi të zhvillohet sipas programeve të vjetra, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Një vendim i këtillë ishte i pritur pasi ministrja e Arsimit, Renata Deskoska, paralajmëroi se programi i Cambridge është i papërshtatshëm për sistemin e arsimit në Maqedoni. Vendimi i saj u mbështet nga shumica e mësuesve.
Zbatimi i programit Cambridge tregoi pasoja dhe probleme me adaptimin me përmbajtjet e programeve të mësuesve. Kritikat në opinion ishin se kjo reformë nuk e ka arritur qëllimin./Telegrafi/