Ikona e skuadrës së Udineses, Antonio Di Natale, pas 12 vitesh që kaloi tek skuadra që e bëri të famshëm ka bërë të ditur lajmin se do të largohet në fund të sezonit.
Ka qenë vet sulmuesi italian, Antonio Di Natale ku gjatë një konference për mediat ka konfirmuar se do të largohet nga Udinese në fund të këtij edicioni.
Di Natale ka përjashtuar mundësinë që të largohet nga futbolli i luajtur, pasi është në pritje të ofertave nga Kina, Emiratet e Bashkuara Arabe ose MLS.
Di Natale për vite të tëra ka qenë njëri ndër sulmuesit më të mirë në kampionatin italian, ndërsa ishte edhe pjesë e Kombëtares.