Telegrafi

Largohet një nga deponitë më të mëdha në Komunën e Prishtinës (Foto)

Për nder të “Ditës së Evropës”, ka filluar largimi i një prej deponive më të madhe të mbeturinave, në fshatin Bardhosh të Prishtinës.

Me kërkesën e shumtë të qytetarëve të komunës së Prishtinës është ndërmarr kjo iniciativë në “Ditën e Evropës”, ka thënë drejtori i Shërbimeve Publike, Mbrojtjes dhe Shpëtimit në Komunën e Prishtinës Gent Begolli, në një prononcim për Telegrafin.

“Po bëhen tetë vite që nuk e ka ndërmarr askush një iniciativë të tillë. Sot me kërkesën e shumtë të qytetarëve të Prishtinës kemi dal për të larguar një nga deponitë më të mëdha të mbeturinave në Prishtinë, në fshatin Bardhosh”, ka thënë ai për Telegrafin.

Sipas tij, iniciativa të tilla do të ketë edhe në të ardhmen, përkatësisht më 24 maj do të ndërmarrin aksione pastrimi për deponi tjera.

Ndryshe, këtë aksion e ka ndërmarr, Iniciativa “Ta Pastrojmë Kosovën” në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës, përkatësisht Drejtorinë e Shërbimeve Publike, me ndërmarrjen “Pastrimi” dhe Kompaninë për menaxhimin e mbeturinave në Kosovë. /Telegrafi/