Telegrafi

Largohet nga shtëpia gjysmëlakuriq për të ‘shpëtuar’ nga miu

"Ai ka thënë se nuk ka asgjë tjetër në botë që i fut tmerrin më shumë se minjtë", ka sqaruar njoftimi i lëshuar nga policia në Goettingen.

Pas thirrjes emergjente të bërë në orët e hershme të mëngjesit, policët në qytetin qendror e kanë gjetur 23-vjeçarin i cili kishte veshur vetëm brekët dhe pantoflat e tij në një kabinë telefonike afër shtëpisë së tij.

Ai u ka thënë policëve se e kishte parë një mi duke lëvizur shpejt nëpër dysheme derisa ishte duke shikuar një film, dhe se ishte larguar menjëherë nga shtëpia.

Policia nuk ka arritur t’i bie në gjurmë miut, por i kanë thënë atij se është e sigurt për t’u kthyer në shtëpi. Megjithatë, ai nuk ka pranuar dhe ka shkuar tek disa të afërm të tij.