Telegrafi

Largohet nga sheshi statuja Oscar që merr kokainë (Foto)

Artisti i njohur si Plastic Jesus, ka krijuar një statujë që duket si ajo Oscar, por të ulur në gjunjë duke marrë kokainë me hundë.

Vepra e artit që është ndërtuar nga fibrat e xhamit dhe është lyer me ngjyrë ari, është vendosur mbi një piedestal ku shkruan: “Ahengu më i mirë në Hollywood”.

Me anë të kësaj vepre autori ai ka dashur të tregojë “anën e vërtetë të industrisë së filmit”, transmeton Telegrafi.

“Është e tmerrshme sasia e kokainës që përdoret në Hollywood”, ka thënë artisti për New York Daily News, duke shtuar se “artistët duhet të jenë ata që e ndalojnë këtë fenomen”.

“Pas ndarjes së çmimeve më të mira, të gjithë do të shkojnë të marrin kokainë, e kjo është e vërteta që duhet të ndryshohet”, ka thënë artisti.

Autoritetet e kanë larguar këtë statujë, duke e zëvendësuar me një statujë tamam Oscar. /Telegrafi/