Site icon Telegrafi

Largohet nga puna shkaku i shkronjave të mëdha në e-maila

Vickie Walker me gjasë nuk ka ditur se si ndalet urdhri CAPS LOCK në tastierë apo nuk e ka hetuar që shkrimi i e-mailave me shkronja të mëdha nuk duket edhe aq bukur, dhe se në kokën e lexuesve tingëllojnë shumë zhurmshëm. Në kompaninë ProCare kanë vlerësuar se stili i saj i të shkruarit sjell parregullsi në mesin e të punësuarve, prandaj ia kanë dorëzuar letrën për largim nga puna.

Megjithatë, ambiciozja Vickie e cila e-mailat e saj me shkronja të mëdha, të kuqe dhe me bold kryesisht ua ka dërguar kolegëve, ka qenë mjaft e mençur për të paditur punëdhënësin e saj për largim të paarsyeshëm nga puna. ProCare ka humbur rastin në gjyq dhe tani ish të punësuarës së vet do të duhet t’i paguaj 8.000 dëmshpërblim.

Qartazi e pakënaqur me shumën e shpërblimit, Vickie ka paralajmëruar padi të reja. Padyshim, ato do të janë të shkruare me shkronja të mëdha, të trasha dhe të kuqe.

Exit mobile version