Site icon Telegrafi

Largohet nga puna shkaku i këndimit

Mirco Rota, Sekretar i përgjithshëm i sindikatës së filialës së kompanisë për përpunimin e çelikut në Bergamo – CGIL, në veri të Italisë, ka thënë se gruaja, një punëtore e cila ka jetuar në vend për 20 vitet e fundit, është larguar nga një njësi e përpunimit të metalit për “këndim dhe bezdisje të kolegëve të saj".

"Kjo është qesharake, kur dihet se puna e saj, rrahja me çekiç në metal, nënkupton se ajo nuk ka mundur të dëgjohet më larg se një metër", ka thënë ai.

"Ka qenë vetëm një pretekst që punëdhënësit i ka rënë në mend, vetëm sa për ta larguar atë nga puna në këto kohë të vështira ekonomike", ka shtuar Rota.

Exit mobile version