Pasi në rrjetet sociale u publikuan pamje se si një punëtorë i Ndërmarrjes Publike “Higjiena Komunale” – Shkup, hedh mbeturina në Lumin Vardar, udhëheqësia e kompanisë ka marrë vendim që ta largojë nga vendi i punës.
Nga Ndërmarrja thonë se bëhet fjalë për punëtorin e angazhuar në Departamentin për mirëmbajtjen e pastërtisë publike, i cili ka bërë shkelje të rëndë disiplinore dhe e ka prishur imazhin e ndërmarrjes, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Nga NP thonë se shkeljet etine gjatë orarit të punës nuk do të tolerohen dhe do të dënohen me dënime të ashpra./Telegrafi/