Shërbimi Korrektues i Kosovës njoftoi të enjten se ka larguar nga puna zyrtarin me inicialet Sh.G, Mbikëqyrës në Qendrën Korrektuese të Dubravës.
Sipas njoftimit, i njëjti gjatë kryerjes se detyrës ka kryer veprën penale keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe marrje të ryshfetit.
Tutje, SHKK-ja bëri të ditur se vendimi për largim nga puna është marrë nga Komisioni Disiplinor.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin e këtyre dukurive negative dhe do të ndërmerr të gjitha veprimet ligjore ndaj secilit individ, i cili është i përfshirë në veprime të tilla korruptive, pavarësisht rolit dhe funksionit që ka”, thuhet në komunikatën për media./Telegrafi/