Komisioni Disiplinor për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues, ka shqiptuar masën disiplinore “Ndërprerje e marrëdhënies së punës” ndaj Rrahim Ramës, drejtor i përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.
Këtë lajm e ka bërë të ditur ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila ka dhënë edhe arsyet që sipas saj kanë quar në largimin e tij nga puna.
Ajo përmes një postimi në fcb ka thënë se ndërprerja e marrëdhënies së punës për drejtorin në fjalë për shkak të keqmenaxhimit, joprofesionalizimit, mungesës së transparencës, si dhe mosgatishmërisë për bashkëpunim në kryerje të detyrave të tij ligjore. Po ashtu sipas saj i njëjti ishte zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme.
Ky është njoftimi i saj i plotë:
Me 7 prill 2020, kemi iniciuar procedurën disiplinore ndaj drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar ose të Konfiskuar.
Më 17 prill 2020, Qeveria mori vendim për themelimin e Komisionit për shqyrtimin e këtij rasti.
Sot, u njoftuam se mbi bazën e të gjeturave tona, Komisioni Disiplinor për Pozitat e Nivelit të Lartë Drejtues, ka shqiptuar masën disiplinore “Ndërprerje e marrëdhënies së punës” për drejtorin e kësaj Agjencie, për shkak të keqmenaxhimit, joprofesionalizimit, mungesës së transparencës, si dhe mosgatishmërisë për bashkëpunim në kryerje të detyrave të tij ligjore. Po ashtu i njëjti ishte zgjedhur në mënyrë të kundërligjshme.