Site icon Telegrafi

Largohet nga Manchester City dhe mund t’i bashkohet Unitedit

Deri i Manchesterit mes Cityt dhe Unitedit viteve të fundit është bërë mjaft i madh.

Por një lojtar shumë i rëndësishëm i Cityt, si Yaya Toure mund t’i dëshpërojë tifozët e tij në fund të stinorit.

Toure është në skadim të kontratës dhe tani ka filluar bisedimet me skuadrat e interesuara për të.

Dimitri Seluk, agjenti i afrikanit ka thënë për Sky Sports se nuk e përjashton mundësinë që Toure ti bashkohet Untiedit.

“Kemi filluar bisedimet me klubet tjera rreth të ardhmes së Yaya Toure”.

“Ne jemi në pritje të Cityt nëse dëshirojnë vazhdimin e kontratës apo jo, jemi të hapur të bisedojmë me ta”, deklaroi Seluk.

Lojtari ka oferta të rëndësishme nga kampionati kinez dhe ai amerikan.

“Ka oferta nga Kina dhe Amerika por synimi ynë është që ai të mbetet në Evropë”, tha Seul.

“Manchester United? Pse jo. Mourinho është një trajner i madh dhe Toure ka luajtur më parë me Ibrahimovicin te Barcelona. Nuk shoh ndonjë problem nëse i bashkohet Unitedit”, ka thënë Seluk.

Kjo deklaratë e menaxherit ë lojtarit nuk i ka pëlqyer fare tifozëve të Cityt të cilët kanë reaguar nëpër rrjete sociale.
Sigurisht që pas kësaj deklarate do të reagoi edhe Pep Guardiola i cili në fillim nuk e aktivizonte Touren pikërisht pas deklaratave të Seluk. /Telegrafi/

Exit mobile version