Është fshirë nga ueb faqja e tij e internetit deklarata e bërë gjatë fushatës nga Donald Trump për ndalimin e myslimanëve që të hyjnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ekipi i Trump ka hequr deklaratën, në të cilën Trump tha më 7 dhjetor të vitit 2015 se duhet të mbyllen kufijtë për myslimanët deri të kuptohet qëndrimi i tyre karshi SHBA-së.
Deklarata është larguar 24 orë pas zgjedhjes së Trumpit president, shkruan The Sun.