Telegrafi

Largohet nëse s’ka vend te Barca

Marc-Andre Ter Stegen ka vazhduar deklaratat duke aluduar në largimin e tij nga klubi blaugranas.

Reprezentuesi gjerman është duke u paraqitur vetëm në Copa del Rey dhe në Ligën e Kampionëve, teksa është shprehur i pakënaqur me rotacionin në ekip nga trajneri Luis Enrique.

“Nuk e di se çka Enrique është duke menduar. Ju duhet ta pyesni atë. Krejt çka mundem të them është që dëshiroj të jap më të mirën nga vetja. Gjithmonë e jap më të mirë”.

“Sigurisht që kam disa qëllime personale. Trajneri vendosë çka vendosë. Ai ka arsyet e tij. Të shohim se çka do të ndodhë të ardhmen”, ka përfunduar ai.