Site icon Telegrafi

Largohet mjeti shpërthyes në rrugën “Tirana” në Prishtinë

Sot gjatë punimeve në ndërtimin e rrugës nga rrethrrotullimi në Lakrishte deri tek rrethrrotullimi i Arbërisë, u raportua se është hasur në një mjet shpërthyes.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë për Telegrafin se mjeti i raportuar si i dyshimtë është marr nga autoritetet e FSK-së dhe se nuk përbën rrezik.

“Lidhur me raportimet për një mjet të dyshimtë në rrugën “Tirana” në Prishtinë, nga lokacioni janë larguar njësitë policore. Përderisa nuk ka nevojë për ndonjë shqetësim dhe se mjeti i raportuar si i dyshimtë nuk përbën asnjë rrezik, si dhe është marr nga autoritetet e FSK-së”, ka thënë Hoxha.

Ndryshe lajmin për mjetin shpërthyes e ka bërë të ditur Gëzim Rafuna – Mehmeti, drejtor i Investimeve Kapitale në Komunën e Prishtinës, nëpërmjet një postimi në rrjetin social facebook./Telegrafi

Exit mobile version