Mbishkrimi “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” është larguar nga fasada e ndërtesës qeveritare dhe pritet të zëvendësohen me “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.
Sipas mediumeve maqedonase largimi i shkronjave është bërë gjatë natës, ndërsa sot nuk ka pasur asnjë aktivitet, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Këto ndryshime vijnë në pajtim me Marrëveshjen e Prespës, e cila u nënshkrua mes Shkupit dhe Athinës dhe që parasheh ndryshim të emrit të Maqedonisë në “Maqedonia e Veriut”.
Gjatë ditës së djeshme me emrin e ri të shtetit është vendosur edhe tabela në kalimin kufitar në Bogorodicë, ndërsa pritet që gjatë ditëve të ardhshme të ndërrohen gjitha tabelat me emrin e vjetër të shtetit.
Ndryshe, sot Greqia duhet të njoftojë Maqedoninë me notë verbale për ratifikimin e Marrëveshjes së Prespës, ndërsa hapi i radhës duhet të jetë që Maqedonia dhe Greqia së bashku ta njoftojnë OKB-në për datën e hyrjes në fuqi të marrëveshjes./Telegrafi/