Telegrafi

Largohet Mancini, vjen ky trajner?

Interi i Roberto Mancinit është duke kaluar në një periudhë jo të mirë.

Sipas Tuttomercatoweb.com nëse tekniku italian nuk qëndron te Nerazzurrët, atëherë presidenti Erick Thohir do të sjellë në Milano, trajnerin holandez, Frank De Boer.

De Boer aktualisht është trajneri i Ajaxit në Eredivisie, ku mban vendin e dytë, me një pikë më pak se PSV.

Ndeshja e ardhshme e Interit është në Kupën e Italisë ndaj Juventusit. /Telegrafi/