Site icon Telegrafi

Largohet Lacy, Dragiçeviq te Trepça

Ai ka gjetur një aranzhman në një skuadër tjetër, teksa nga ne kërkoi t’ia paguajmë rrogën gjerë në fund të kontratës me të. Pasi ai ka gjetur aranzhmanin ne kemi vendosur ta lirojmë atë”, ka thënë Hajrizi. E gjetja e përforcimit të ri nuk ka vonuar. Ai do të jetë malazezi, Zarko Dragiçeviq. Ky i fundit do të vijë në prova në Mitrovicë qysh të martën (sot) dhe nëse bindë trajnerin, Israel Martin atëherë do të regjistrohet për sfidën kundër Pejës në javën e nëntë të ETC Superligës së Kosovës në basketboll.

“Kemi arritur marrëveshje me Zarko Dragiçeviq, i cili ka luajtur edhe me Vllazninë e Shkodrës. Kemi marrë disa rekomandime për të dhe do ta provojmë gjatë këtyre ditëve e më pas do të vendosim për të. Nëse trajneri mendon se mund ta ndihmoj skuadrën, atëherë do ta regjistrojmë atë për ndeshjen e radhës”, ka thënë ish-basketbollisti mitrovicas. Të kujtojmë se Trepça ende po përballet me mungesën e palestrës ‘Minatori’, e cila është në renovim e sipër. Ajo pritet të jetë e gatshme për muajin prill të vitit të ardhshëm. /Tribuna/Telegrafi/ 

Exit mobile version