Trajneri dertashëm i Bashkimit, Fotis Takianos, është larguar nga skuadra prizrenase dje në orët e vona.
Takianos, nuk ishte sot prezent në ndeshjen kundër Trepçës, derisa në krye të skuadrës ishte asistenti i tij Illmen Bajra.
Trajneri grek, erdhi te Bashkimi në xhiron e 6 në vend të trajnerit malazez Predrag Milovic.
Theksojmë se skuadra mitrovicase arriti të mposht prizrenasit me rezultat 77-73.
Dyshja amerikane Julian Hyden dhe Mark Williams ishin më të dalluarit te “xehetarët”, Hyden luajti me 27 pikë, 7 kërcime e 4 asistime, derisa Williams me 19 pikë e 10 kërcime e mbylli ndeshjen me double-double.
Te Bashkimi, më i disponuari ishte Mikaile Tmusic me 26 pikë, i cili u ndihmua edhe nga Urim Zenelaj me 20 pikë e 10 kërcime. /borozani/