Komuna e Prishtinës këtë të shtunë ka larguar deponinë ilegale me mbi 300 mijë metër kub mbeturina në Hajvali.
Kështu ka bërë të ditur Drejtori i Shërbimeve publike në Komunën e Prishtinës, Ilirik Musliu.
“Edhe në ditë vikendi po vazhdojmë me aktivitete në shërbim të qytetit dhe qytetarëve. Sot në Hajvali përfunduam largimin e mbeturinave të krijuara nga kjo deponi ilegale (mbi 30,000 m3)”, ka shkruar Musliu në Facebook.
Mes tjerash, ai shtoi se mbrojtja dhe kujdesi ndaj mjedisit, duhet të jetë qëllimi i gjeneratave të reja dhe shoqërisë në tërësi.
“Ta bëjmë Prishtinën qytet të pastër, gjelbër dhe të jetueshëm”. /Telegrafi/