Site icon Telegrafi

A largohet Challandes nga Kosova nëse humb nga Azerbajxhani? Zvicerani përgjigjet me diplomaci: Nuk mendoj për humbje

Përzgjedhësi i Kosovës, Bernard Challandes, ka folur për në konferencë për shtyp para ndeshjes me Azerbajxhanin.

Kosovës në këtë përballje i konvenon edhe barazimi për të dal fitues i grupit.

Por në rast humbjeje, a do të largohej përzgjedhësi Challandes? Ai u përgjigj edhe me humor, duke thënë se në moshën e tij nuk është problem, por realisht nuk e mendon këtë gjë.

“Si trajner jemi të gatshëm për gjithçka. Në këtë rast nëse Kosova nuk kalon tutje”.

“Nuk mendoj për një situatë të tillë”

“Jam trajner dhe e dua punë time që e bëjë. E kam parasysh që gjithçka mund të ndryshojë shpejtë”.

“Ndonjëherë nuk është lehtë për trajnerë”.

“Në moshën time nuk është problem edhe nëse largohem. E dua vendin tim.  Ed dua gruan time dhe fëmijë e mijë”, ka thënë Challandes. /Telegrafi/

Exit mobile version