Telegrafi

Largohet 95 % e Jaffa keksit nga tregu

Organet inspektuese ditë më parë kanë ndaluar përdorimin e Jaffa keksit. Kjo ëmbëlsirë është konstatuar të jetë e dëmshme për shëndetin e njeriut. Qytetarët janë në dijeni se ky produkt tashmë është jashtë konsumit.

Ndonëse disa qytetarë janë të vetëdijshëm se përdorimi i Jaffa keksit është i dëmshëm, ndonjë edhe mund ta blejë atë. Disa markete nuk e kanë hequr këtë lloj keksi nga shitja. Një pronare e një mini-marketi pa dashur ti përmendet emri ende e shet këtë produkt.

“Ne të dyqaneve nuk jemi fajtorë–sepse ajo shitet nga depot me shumicë kështu që në treg është në shitje unë e blej dhe më pas e shes në dyqan timin”, tha shitësja.

Inspektori sanitar, Ibrahim Tërshnjaku tha për Radio Kosovën se tashmë kanë arritur që në shumë vende ta heqin nga tregu Jaffa keksin . “ Ne si organ i kontrollit kemi marr masa urgjente, brenda 2-3 orëve nga operatorët ushqimor dhe kur flas për operatorët ushqimor kam fjalën për operatorët e mëdhenj siç janë ”Ben-af”, ”Viva” , ”ETC” etj, i kemi larguar nga tregu, kemi marr mostra dhe kemi marr vendim për ndalimin e shitjes së këtij produkti. Për momentin 95 për qind e kanë larguar këtë produkt por ka edhe operatorë të papërgjegjshëm të cilët e lënë në treg”.

Tërshnjaku tha se inspektorati sanitar do të ndëshkoj të gjithë ata operatorë të cilët ende e shesin Jaffa keksin. Ky produkt fillimisht është ndaluar nga autoritetet sllovene. Analizat kanë treguar se ky produkt përmban foto-inciatorin benzofenon që paraqet rrezik për shëndetin e njeriut e posaçërisht për fëmijët. /Telegrafi/