Site icon Telegrafi

Largohen tifozët mitrovicas, ndeshja vazhdoi – Trepça në epërsi ndaj Pejës

Ka rifilluar ndeshja finale e Superkupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Trepçës dhe Pejës.

Policia ka zbrazur palestrën ku ishin tifozët mitrovicas në Suharekë, aty ku po zhvillohet finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll ndërmjet Pejës dhe Trepçës.

Ballafaqimi ndërmjet tyre u ndërpre pak para përfundimit të pjesës së parë, por pritet që të rinisë së shpejti.

Lexo po ashtu Ndërpritet finalja e Superkupës së Kosovës në basketboll, gjyqtarët dërgojnë dy skuadrat në zhveshtore

Tashmë është mbyllur pjesa e parë, ku Trepça ka shkuar në pushim me epërsi prej 40-32.

Ndeshjet mes këtyre dy ekipeve po sjellin shumë probleme në palestra në kohët e fundit. /Telegrafi/

Exit mobile version