Ka filluar largimi i shtyllave sinjalizuese në korsinë e biçikletave në qytetin e Tetovës.
Ky është ndër vendimet e para të kryetarit të ri të Tetovës, Bilall Kasami, i cili dje prezantoi vendimet që do t’i merr në 100 ditët e para të qeverisjes së tij, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Në planin tonë 100 ditësh që e prezentuam para opinionit të gjërë, është edhe largimi i korsive të biçikletave, për shkak se janë vendosur në kundërshitim me ligjin. Andaj sot, vendosëm që t’i largojmë shtyllat e korsive për biçikletë. Krijimi i shtigjeve për biçikletë do të bëhet konformë ligjit dhe standardeve evropiane”, ka shkruar Kasami në Facebook.
Ndryshe, korsia e biçikletave në Tetovë u bë viral në rrjetet sociale, muaj më parë, kur u lëshua për përdorim nga kryetarja e atëhershme Teuta Arifi./Telegrafi/