Në kohën kur Kina është në qendër të vëmendjes, si shteti prej nga ka rrjedhur coronavirusi, janë shpërndarë fotografitë që i tregojnë disa shkencëtarë kinezë, që bëjnë kërkime në lakuriqët e ngordhur, ndërsa nuk kishin mbrojtje adekuate, por vetëm maska të thjeshta.
Imazhet ku ata shfaqet derisa bëjnë hulumtime, në hapësira që nuk e plotësojnë asnjë standard të një laboratori ta zakonshëm, janë larguar sistematikisht nga ueb-faqja e institutit të virologjisë në Wuhan, transmeton Telegrafi.
Presidenti Donal Trump ka thënë se ka zyrtarët e lartë të inteligjencës, i kanë shfaqur atij dëshmi të besueshme, se kjo krizë globale e ka origjinën nga Kina.
“Ka pyetje shumë serioze, të cilave duhet t’ju përgjigjen udhëheqësit shtetërorë të Kinës”, ka thënë shkurt kryeministri Boris Johnson.
Ditë më parë, është shfaqur edhe një fotografi, që e tregonte një frigorifer të zakonshëm dhe pa asnjë mbrojtje, ndërsa thuhej se në të ndodheshin 1,500 mostra të ndryshme të virusit.
Krahas imazheve ku shihen shkencëtarët duke bërë hulumtime në laborator, shihen edhe disa hulumtues që bëjnë kërkime në një shpellë dhe në ambient të hapur. /Telegrafi/