Telegrafi

Largohen nga shtëpia e tmerrit: Ishin mbajtur me zinxhirë dhe torturuar, momenti kur 13 fëmijët shpëtohen nga policia (Foto/Video)

Një video e pabesueshme është shfaqur duke treguar fëmijët që dalin nga shtëpia famëkeqe në Kaliforni, në të cilën ishin mbajtur robër nga prindërit e tyre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për 13 fëmijët e Davidit dhe Louise Turpin, të cilët u shpëtuan nga policia pasi një vajzë 17-vjeçare, vajza më e madhe, u ngjit nëpër një dritare dhe thirri 911.

Të gjithë fëmijët, të fotografuar këtu me prindërit e tyre, i ishin nënshtruar ‘abuzimit të zgjatur’ – nuk u lejuan të laheshin më shumë se një herë në vit dhe e kishin të ndaluar të shkonin te dentisti ose te mjeku

Videoja thuhet se tregon momentin kur policia arrin të shpëtojë të rinjtë që mund të shihen duke u larguar nga shtëpia në të cilën ata ishin mbajtur me zinxhirë në shtretërit e tyre dhe torturuar nga prindërit e tyre, për vite me radhë.

Ndërsa shfaqen detaje të reja në këtë rast, javën e kaluar, prindërit u deklaruan jo fajtorë për akuza të shumta të torturës, burgosjes së rreme dhe abuzimit të fëmijëve.

David Allen Turpin, 57 vjeç, dhe gruaja e tij Louise Anna Turpin, 49 vjeç – që kishin regjistruar shtëpinë e tyre si shkollë – janë paditur me 12 akuza për tortura, 12 për burgim të rremë, gjashtë për abuzime të fëmijëve dhe gjashtë për abuzim të një të rrituri të varur, gjatë paraqitjes së tyre në gjykatë në qytetin e Riverside. /Telegrafi/