Mbeturinat që ishin grumbulluar mes dy ndërtesave në lagjen “Eliza” në Fushë Kosovë, tashmë janë larguar.
Në atë pjesë, ishin grumbulluar mbeturina të shumta, të cilat kishin qëndruar aty pa u pastruar, duke krijuar një pamje të pakëndshme dhe duke nxitur reagime të shumta nga qytetarët.
Megjithatë, tashmë mbeturina janë larguar.
Nga kompania “Pastrimi” kishin deklaruar se kjo pjesë nuk menaxhohet nga ta.
“Kompania “Pastrimi”, Njësia Fushë Kosovë, largimin e mbeturinave tek lagja “Eliza”, e bën deri 3/tri here brenda ditës. Tek Lagja “Eliza”, mbeturinat të cilat janë të hedhur nëpër tokë nuk është përgjegjësi e Kompanisë “Pastrimi”, sepse janë mbeturina inerte me të cilat nuk menaxhon kompania jonë. Ato mbeturina janë krijuar nga kompanitë ndërtimore të objekteve dhe po ashtu edhe nga qytetarët të cilët kanë hedhur aty mbeturina”, kishte thënë për Telegrafin, zëdhënësja e ndërmarrjes “Pastrimi”, Arbnore Ademi. /Telegrafi/