Site icon Telegrafi

Largohen emigrantët, fluks në Portin e Durrësit

Rreth 8 mijë pasagjerë dhe 2 mijë automjete janë larguar dje deri në mesnatë nga Porti Detar i Durrësit.

Ndërsa vijon fluksi i largimit të emigrantëve në këto ditë të fundit të gushtit, tragetet lundrojnë vajtje-ardhje brenda ditës për t’iu përgjigjur fluksit dhe kërkesave të shumta.

Mes udhëtarëve ka edhe shqiptarë që para kthimit në punë kanë zgjedhur Italinë për të kaluar ditët e fundit të pushimeve. /TCH/ Telegrafi/

Exit mobile version