Site icon Telegrafi

Largohen drejt SHBA-ve 212 afganë të strehuar në Shqipëri

Një avion me 212 afganë u nis nga Tirana në orët e para të mëngjesit, për të filluar jetën e tyre të re në Shtetet e Bashkuara, pasi gjetën strehim në Shqipëri, ka thënë Ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

Afganët u përcollën në aeroportin e Tiranës nga ambasadorja Yuri Kim dhe Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka.

Në një njoftim për shtyp, Ministrja Xhaçka tha se operacioni i mikpritjes së 2,400 qytetarëve afganë e ka forcuar edhe më shumë aleancën dhe miqësinë e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara.

Në anën tjetër, ambasadorja Kim falënderoi popullin shqiptar për mikpritjen e afganëve si vendi i parë që u hapi atyre dyert vitin e kaluar.

“Populli shqiptar i tregoi botës edhe një herë traditën e “besës” – mbrojtjes së të tjerëve në nevojë”, ka thënë Kim. /Telegrafi/

Exit mobile version