Kreu i kryeqytetit, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se janë larguar 450 tonelata mbeturina në Lebanë të Prishtinës.
Përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se deponia inerte në fshatin Lebanë është pastruar disa herë radhazi dhe mbeturinat janë grumbulluar përsëri.
Ahmeti ka thënë se do të denohen me gjobë të gjithë ata që krijojnë deponi ilegal duke dëmtuar natyrën.
“Hedhja e pakontrolluar e mbeturinave, krijimi i deponive ilegale e grumbullimi i sasive të mëdha të bërllokut janë kërcënim i madh për natyrën dhe paraqesin rrezik të madh për shëndetin publik. Po ashtu, dënohet me gjobë mandatore. Të kujdesemi dhe të ruajmë ambientin ku jetojmë”, ka shkruar Ahmeti, njofton Telegrafi.