Telegrafi

Largimi i Xavi Simons nga Barcelona i bazuar te financat, 16-vjeçari do të bëhet milioner te PSG

16-vjeçari Xavi Simons thuhet se do të fitojë një milion euro në vit te Paris Saint-Germain.

Barca ka një histori të njohur në prodhimit e lojtarëve. Njëri nga ta është edhe Xavi Simons, i cili kishte qenë në klubin katalunas që nga mosha 8 vjeçare, por u largua befasisht drejt PSG-së.

Megjithatë, duket se transferimi i tij ishte i bazuar në financa. Dhe kjo nuk është për t’u habitur kur zbulon se agjenti i tij nuk është tjetër kush veçse Mino Raiola.

Besohet se Barcelona nuk donte të përputhej me kërkesat e tij, duke nxitur kështu vendimin për të lëvizur.

Tani paga e tij vjetore në PSG ka dalë dhe nuk është për t’u habitur se Barcelona nuk ishin të gatshëm të jepnin.

Sipas gazetës Mundo Deportivo, Simons do të fitojë një milion euro për në vit te gjigantët francezë.

Thënë ndryshe, 16-vjeçari do t’i fitojë 20 mijë euro në javë dhe Barcelona nuk ishte gati t’i paguante këto për një fëmijë. /Telegrafi/