Telegrafi

Largimi i Venturas pothuajse punë e kryer, gjashtë emrat më seriozë që mund ta zëvendësojë atë te Italia (Foto)

Nuk ka arsye për tu ngutur, pasi tashmë eliminimi ka ndodhur dhe Italia nuk do të jetë në Kupën e Botës.

Tashmë duhet të analizohet mirë situata pasi nuk ka më kohë për zgjedhje si ajo e Gianpiero Venturas.

Italia duhet të bëhet gati për Kupën e Kombeve që fillon në shtator të vitit 2018.

Gjithçka pritet të fillojë nga presidenti i federatës italiane të futbollit, Tavecchio.

Sipas gjitha gjasave së bashku me Venturan edhe Tavecchio do të largohet, pasi Italia mungon në një turne madhor që nga viti 1958.

Presioni është i madh dhe emrat për ta drejtuar italianë janë rreshtuar.

Tuttosport  ka bërë gati një listë prej gjashtë emrash të trajnerëve italianë që mund ta marrin në drejtim Italinë. /Telegrafi/

Gigi Di Biagio

Claudio Ranieri

Roberto Mancini

Carlo Ancelotti

Antonio Conte

Massimiliano Allegri