Nuk ka arsye për tu ngutur, pasi tashmë eliminimi ka ndodhur dhe Italia nuk do të jetë në Kupën e Botës.
Tashmë duhet të analizohet mirë situata pasi nuk ka më kohë për zgjedhje si ajo e Gianpiero Venturas.
Italia duhet të bëhet gati për Kupën e Kombeve që fillon në shtator të vitit 2018.
Gjithçka pritet të fillojë nga presidenti i federatës italiane të futbollit, Tavecchio.
Sipas gjitha gjasave së bashku me Venturan edhe Tavecchio do të largohet, pasi Italia mungon në një turne madhor që nga viti 1958.
Presioni është i madh dhe emrat për ta drejtuar italianë janë rreshtuar.
Tuttosport ka bërë gati një listë prej gjashtë emrash të trajnerëve italianë që mund ta marrin në drejtim Italinë. /Telegrafi/
Gigi Di Biagio
Claudio Ranieri
Roberto Mancini
Carlo Ancelotti
Antonio Conte
Massimiliano Allegri