Site icon Telegrafi

Largimi i Ramosit nga Reali nuk ka të bëjë fare me futbollin

Sergio Ramos (Foto by Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Gazeta spanjolle, El Confidencial pretendon se Sergio Ramos nuk dëshiron të largohet nga Real Madridi për arsye të futbollit.

Futbollisti raportohet se dëshiron të shkojë në Kinë për shkak të dështimeve në biznes, shkruan mediumi spanjoll.

Lexo po ashtu Mësohet oferta e çmendur nga Kina për Sergio Ramosin – pagë tri herë më e lartë se sa që e merr në Real Madrid

Gjegjësisht, ai mori një hua të madhe për të vlerë tokë në qytetin e Madridit dhe tani i detyrohet bankave 35 milionë euro, pasi të gjitha planet i kanë dështuar.

Lojtari dhe babai i tij, Jose Maria, posedojnë 51 për qind të kapitalit në një firmë ndërtimi dhe plani ishte të ndërtonin banesa në atë tokë, por që nuk ia ka dhënë lejen qyteti i Madridit.

Sergio Ramos (Foto by Denis Doyle/Getty Images/Guliver)

Mbrojtësi nuk ka mundur të marrë lejet e nevojshme, për të cilën gjë banka nuk është e interesuar. Kështu që pagesa e parë e këstit të Ramosit erdhi gjatë këtij muaji dhe ai nuk kishte para të mjaftueshme.

Pra, ai ka nevojë për para dhe për këtë arsye dëshiron të shkojë në shtetin kinez, ku do të fitonte të paktën dy herë më shumë se sa te Reali.

Lexo po ashtu Fjalosen Florentino Perez dhe Sergio Ramos: Na ke gënjyer edhe për Ronaldon

Ata thuhet se i ofruan një pagë vjetore 25 milionë euro, e cila do të ishte e mjaftueshme për të zgjidhur borxhet.

Ndryshe, Ramos ka fituar të gjitha trofetë e mundshëm me skuadrën e Los Blancos si dhe kombëtaren spanjolle. /Telegrafi/

Exit mobile version